Loading…

Hivzi Islami në krye të Komisionit për matjen e territorit

  • 24/01/2017 | 13:13

Hivzi Islami në krye të Komisionit për matjen e territorit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka caktuar kreun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Hivzi Islami, për ta drejtuar një komision që do ta bëjë matjen e territorit të vendit.


Ndërsa, Islami ka thënë se komisioni do ta bëjë punën e vet në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi të lartë.

“Komisioni do të bëjë krejt çka është e mundur që ta kryejë këtë punë me përgjegjësi të lartë profesionale, do të punojë në interes të vetëm një komponenti – të së vërtetës; dhe me këtë, të heqjes së dilemave rreth madhësisë territoriale të Kosovës para 25 gushtit 2015 dhe pas nënshkrimit të  marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë ai gjatë takimit të parë të këtij komisioni.

Ai gjithashtu u shpreh që detyra e komisionit është matja e territorit të Republikës së Kosovës, transmeton gazetametro.net.

“Ky komision nuk do të merret me shkaqet dhe efektet politike me markim ose demaskim të tyre dhe as me aspektet tjera. Komisioni ka për detyrë të bëjë vetëm matjen e territorit të Republikës së Kosovës, të secilës zonë kadastrale dhe secilës komunë administrative”, ka shtuar ai.

Islami poashtu ka premtuar se komisioni do të qëndrojë larg ndikimeve politike.

“Komisioni do të qëndrojë larg ndikimeve politike, partiake apo grupeve të interesit”, ka thënë Hivzi Islami. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë