Loading…

Holanda ende ‘në mëdyshje’ për liberalizimin e vizave për Kosovën, po presin raportin e BE’së

  • 03/10/2022 | 17:07

Holanda ende ‘në mëdyshje’ për liberalizimin e vizave për Kosovën, po presin raportin e BE’së

Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës është përgjigjur me diplomaci rreth çështjes duke iu referuar burokracisë së Bashkimit Europian dhe raportimit në pritje nga Komisioni Europian, pa pohuar e mohuar mbështetjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Për portalin Dukagjini ministria holandeze e punëve të jashtme është përgjigjur se e përkrahë Kosovën në “agjendën e saj ambicioze të reformës së Sundimit të Ligjit, veçanërisht, në adresimin e çështjeve si krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë” dhe do të presin dhe do të dalin me qëndrim kur të ketë vlerësim në përparim në në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne. Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas raportit të Dukagjini Holanda në parim mbështetë nismën e Kosovës për zonën Shengen por kanë theksuar peshën BE’së në proces duke shtuar se janë të hapur për vlerësim të progresit rreth standardeve.

“Komisioni Evropian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për liberalizimin e vizave. Holanda është e hapur për të vlerësuar nëse të gjitha standardet janë përmbushur”, vijon përgjigjja.

Komisioni Europian kishte vlerësuar që më 2018’n se këto kritere janë përmbushur dhe kishte rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën, por kjo nuk ishte ratifikuar nga Këshilli Europian i BE’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë