Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka zhvilluar takim me ambasadoren e Holandës në Prishtinë, Gerrie Willems.
Ministri falenderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për Kosovën dhe për donacionin në pajisje për mirëmbajtje të automjeteve të FSK’së, shkruan gazetametro.net
Ai gjithashtu njoftoi ambasadoren për të arriturat e FSK’së dhe për integrimin e gjinisë femërore dhe komuniteteve në FSK.
Nga ana tjetër, ambasadorja e Holandës konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të vendit të saj për FSK’në dhe Kosovën në përgjithësi. /gazetametro.net