Kombëtarja e Holandës ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores me rezultat 3-1 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Metro.
Golat për holandezët i shënuan Memphis Depay (10′), Daley Blind (45+1′) dhe Denzel Dumfries (81′).
Ndërkaq, golin e vetëm për amerikanët e shënoi Haji Wright në minutën e 76’të.
Holanda në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes së sotme Argjentinë-Australi, e cila fillon nga ora 20:00. /gazetametro.net