“S’ka kohë për të vdekur” është titulli i filmit të 25 të personazhit të njohur të filmit, por si duket vet industria e kinemasë është në hall pas dështimit të hitit të pritur Wonder Woman 1984, duke mos dashur të rrezikojnë edhe këtë produksion gjatë krizës së koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.
Filmi ka qenë e paraparë te shfaqej në ekran në prill dhe pastaj është shtyrë për në tetor , në një njoftim të publikuar nga ueb-faqja e filmit thuhet se do të jepet në gjithë ekranet e kinemave me 8 tetor.
Ky film do shënoj paraqitjen e fundit te aktorit, Daniel Craig, si agjent 007 i shërbimit sekret britanik MI6.
Dy filmat e mëparshëm të tij kane fituar shumë mbresëlënëse parash, “Skyfall” fitoi 1.miliardë dollarë në vitin 2012 ndërsa filmi i parafundit i tij, “Spectre” ka fituar afer 900 milionë dollarë ne vitin 2015.
Shtyrja e premierës së filmave ka goditur rend kinematë botërore që vazhdojnë të mbeten të mbyllura me muaj, për shkak pandemisë së COVID-19.
Shërbimet online si Netflix kanë përfituar nga kjo krize, por kualiteti dhe spektakli i studiove të mëdha po vërehet, pasi në fillim të vitit është spekuluar se publikut po i mungon ky lloj argëtimi./gazetametro.net