Loading…

Hoqi nga intervista deklaratën e Kurtit për ambasadorin amerikan, gazetari gjerman del me një sqarim

  • 29/11/2022 | 18:35

Hoqi nga intervista deklaratën e Kurtit për ambasadorin amerikan, gazetari gjerman del me një sqarim

Ndonëse intervista nuk ishte publikuar akoma, gazetari Martens kishte zbuluar disa pjesë të intervistës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Me publikimin e intervistës, disa nga pjesët mungonin dhe lidhur me këtë, Martens ka dalur me një sqarim gjersa ka theksua se nuk është nevoja për krijimin e teorive konspirative.


Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Miachael Martens ka dalur me një sqarim të plotë rreth heqjes së një pjese nga intervista me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Para publikimit të plotë të kësaj interviste, Martenskishte cituar Kurtin përmes disa postime të tij, përkatësisht, një deklaratë ku thuhej se ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier dinte më shumë për situatën në veri sesa vet Kurti.

Përpara se ta nxirrte në publikim intervistën e plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Martens kishte vendosur që të publikonte pjesëza të saj duke cituar Kurtin. E njëjta pjesë ku Kurti kishte përmendur Hovenierin nuk u publikua nga intervista e plotë.

“Disa njerëz duket që e konsiderojnë skandal (apo duan ta kthejnë në një të tillë) që ambasadori amerikan në disa momente të caktuara mund ndoshta të di më shumë rreth situatës së sigurisë për një rajon të caktuar ( në këtë rast për veriun e Kosovës) sesa një kryeministër. Por a është ky një skandal”, ka shkruar Martens, në Twitter gjersa ka theksuar se “SHBA ka kapacitetet më të mëdha të inteligjencës në botë. Shikoni ambasadat e mëdha amerikane në Prishtinë, Shkup, Sarajevë (ose në Kampin Bondsteel). Natyrisht, atje nuk punojnë vetëm diplomatët. Pra, sigurisht që ambasadorët e SHBA-së ndonjëherë kanë informacione që të tjerët nuk e kanë, përfshirë qeveritë”.

Krahas kësaj, ai ka thënë se nuk është interesante për audiencën gjermane që ambasadori amerikan di diçka që vetë vendi ku shërben si ambasador nuk e di.

Megjithatë Martens thotë se Kurti e ka bërë një deklaratë të tillë dhe thotë se e ka edhe të regjistruar.

“Z. Kurti e bëri këtë deklaratë gjatë bisedës sonë të regjistruar dhe më vonë e autorizoi në transkriptin me shkrim të asaj bisede, të cilën ia dhashë ekipit të tij para publikimit pasi disa nga temat për të cilat folëm (jo pjesa për ambasadorin) ishin potencialisht të ndjeshme”, ka thënë Martens.

Sipas Martens, s’ka nevojë për teori konspirative.

“Meqenëse intervista ishte shumë e gjatë (mbani parasysh se Kosova nuk është një çështje e madhe në Gjermani), unë hoqa disa pjesë nga versioni i autorizuar që ishin më pak me interes për lexuesit tanë. Mes tyre ishte edhe pjesa për ambasadorin amerikan. Kjo eshte e gjitha. Nuk ka nevojë për teori konspirative”, ka përfunduar Martens.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë