Loading…

Hora e Abëreshërvet në festë për Pashkët – mijëra ja mësyjnë ‘Corso Kastriota’

  • 04/04/2026 | 20:10

Hora e Abëreshërvet në festë për Pashkët – mijëra ja mësyjnë ‘Corso Kastriota’

Në vitin 2026 Pashkët në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) festohen më 5 prill. Si qendra më e rëndësishme e arbëreshëve të Sicilisë, Hora ndjek ritin bizantin, por data e kremtimit përkon me kalendarin gregorian të Pashkëve Katolike për atë vit.


Një javë e mbushur me liturgji të lashta në gjuhën shqipe dhe greke  që kulmojnë me shpalljen e Ngjalljes.

Ditën e Pashkës, gratë arbëreshe parakalojnë me kostumet tradicionale të shekullit të XV, të qëndisura me fije ari, që konsiderohen ndër më të bukurit në Mesdhe. Shpërndarja e vezëve të kuqe: Pas Liturgjisë Hyjnore, shpërndahen vezë të lëvruara (të kuqe), që simbolizojnë jetën dhe gjakun e Krishtit.

Procesioni tradicional ku marrin pjesë autoritetet fetare dhe popullsia nën tingujt e këngëve epike arbëreshe. Mijëra vizitorë priten përgjatë rrugës kryesore Corso Kastriota të qytetit në këtë ditë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë