Loading…

Hora e Arbëreshërvet plot vizitorë shqiptarë për Pashkët

  • 08/04/2026 | 18:56

Hora e Arbëreshërvet plot vizitorë shqiptarë për Pashkët

Kryetari i Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet falenderoi të gjithë shqiptarët që vizituan këtë zonë për festat e Pashkëve, duke rikthyer traditat dhe atmosferën festive në komunitetin arbëresh, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, pjesëmarrja e lartë tregon lidhjen e fortë që shqiptarët ruajnë me kulturën dhe zakonet e tyre historike.

Vizitorët patën mundësinë të përjetojnë festimet tradicionale, duke përfshirë meshat, ritualet e Pashkëve dhe aktivitetet kulturore që karakterizojnë këtë komunitet unik.

Kryetari vuri në dukje rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës shqiptare në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë