Loading…

Horror: Ish-ylli i Rugby i djegë të gjallë tërë familjen e tij dhe veten

  • 20/02/2020 | 12:08

Horror: Ish-ylli i Rugby i djegë të gjallë tërë familjen e tij dhe veten

Një tjetër tragjedi ka tronditur mbarë opinionin publik mëngjesin e sotëm! Siç raportojnë mediat australiane, ish-ylli i Rugby, lojëtari i skuadrës së NRL Rowan Baxter ka ndërmarrë aktin fatal të vetëflijimit, duke shuar komplet familjen e tij.


Por, detaji që i jep edhe më shumë përmasa shokuese ngjarjes është fakti se sportisti ka vendosur që të djegë të gjallë të gjithë anëtarët e familjes së tij, duke lyer fillimisht makinën brenda me benzinë dhe duke i vënë flakën, ndërsa brenda saj ndodheshin e gjithë familja, Rowan, Hannah bashkëshortja e tij dhe tri fëmijët Laianah, Aaliyah dhe Trey.

Mediat australiane thonë se gruaja e tij kishte arritur të shpëtonte nga zjarri që kishte përfshirë makinën, por për shkak të djegieve të mëdha në të gjithë trupin ka ndërruar më pas jetë në spital.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 20:20 në Brisbane të Australisë, ndërsa policia ka konfirmuar vdekjen e tri fëmijëve në vendin e ngjarjes, së bashku me ish-lojëtarin e Ragby-t, Rown Baxter.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë