Ka një numër të madh të hoteleve mjaft intereasante, mirëpo kësi hoteli nën qiellin e hapur nuk është se keni parë.
Në alpet e Zvicrës, ky hotel që nuk ka kulm, mure, por vetëm një shtrat prej ku mung të shohësh bukurinë e këtyre apleve.
Njëri nga pronarët e hotelit tregon për idenë që hoteli të mos ketë mure. Ky hotel ndryshe ka emrin “Zero Yje”.
“Yjet nuk janë hoteli, por janë secili mysafir, ne i kemi larguar muret kështuqë gjëja e vetme që mbetet jeni ju dhe përvoja juaj”, u shpreh Daniel Charbonnier, transmeton gazetametro.net.
“Zvicra bëhet hotel”, shpalos tutje ai.
“Zero Yje” u realizua në 2016, dhe tanimë i gjithë viti 2017 është i rezervuar.
Hoteli gjendet pothuajse në qendër të alpeve zvicrane, dhe nata aty kushton 210 dollarë, transmeton gazetametro.net.
Për më tepër aty nuk ka as toalet, kërkohet një ecje prej 5 minutash për të arrirë te toaleti i përbashkët publik.
Mirëpo si një hotel normal, shërbimi i dhomës ofrohet për mysafirët. /gazetametro.net.