Loading…
Hoteli që u shemb dhe zuri 27 vjeçarin, del të jetë pronë e kryezotit të mistershëm të Veriut
  • 23/04/2019 | 17:25

Hoteli që u shemb dhe zuri 27 vjeçarin, del të jetë pronë e kryezotit të mistershëm të Veriut

Hoteli i cili u shemb pasditen e djeshme, si pasojë e të cilës vdiq një 27 vjeçar, del të jetë pronë e kryezotit mistershëm të Veriut, Ismet Osmanit, i njohur me nofkën ‘’Curri’’, raporton Gazeta Metro.


Visar Behrami nga Mitrovica humbi jetën nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit ‘Adriatiku’ në Mitrovicë.

Arsyeja pse ndodhi kjo ngjarje u tha se ishte pasi, arkitekti u ka dhënë instruksion punëtorëve që ishin duke punuar në ish hotelin Adriatiku, të rrëzonin njërën nga shtyllat e betonit.

Familjarët kanë thënë se nuk e dinë nëse kompania që ka punuar Visari kishte leje për punë, ata thonë se këtë më së miri e dinë policia.

Sidoqoftë, mësohet se objekti që u shemb, ishte në pronë të Ismet Osmanit i njohur si ‘’Curri’’, që e kishte privatizuar këtë pronë rreth 14 vite më parë, e që te ne njihet si një person që vepron nga hija.

Shumica e aksioneve të këtij objekti janë të ”Currit, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve u takojnë Herolina Zekës, Rina Zekës dhe Lavdita Zekës.

Por nga mediat ndërkombëtare quhet mafioz, ndërsa në Kosovë si një prej shefave të kontrabandës në veri.

Sidoqoftë, për të nuk dihet nëse ka pasur ndonjë akuzë zyrtare. Ndërsa mund të thuhet se është një person që vepron nga hija pasi që, asnjë fotografi të personit në fjalë nuk mund ta gjesh askund.

Ndërkohë referuar dhe raportimeve të mediave më parë, Ismet Osmani “Curri” nga Mitrovica në Kosovë themeloi kompaninë “Dafina” në Brno, qyteti i dytë më i madh në Republikën Çeke, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Vjenës.

Për një periudhë të gjatë kohore, kompania ishte në gjumë, por në gusht 2014, Osmani ia shiti pjesën më të madhe të saj, Nikola Kuzhninit.

Të dy, Osmani dhe Kuzhnini jetojnë në një shtëpi luksoze në Brno. Ata e ndajnë këtë adresë me Pjeter Nikollaj , i cili ishte nënkryetar i bordit drejtues të “Paradise Casino Admiral” – një rrjet prej 20 kazinosh që i përkasin grupit Novomatic me bazë austriake”, konstaton OCCRP-ja nën titullin “Mafiozi shqiptar” kur e përshkruan “Currin”.

Gjithashtu, i njëjti ka një sërë biznesesh tjera tani pas të cilave vepron si hije, ndër to edhe bastet sportive me emrin “Toto Sport”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë