Loading…

Hotelierët kundërshtojnë deklaratën e ministrit Vitia për mos lirim të masave pas 13 shtatorit

  • 09/09/2021 | 08:07

Hotelierët kundërshtojnë deklaratën e ministrit Vitia për mos lirim të masave pas 13 shtatorit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se nuk do të ketë lirim të masave edhe pas 13 shtatorit.


Në një konferencë për medie, Vitia ka thënë se situata me COVID-19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, duke thënë se duhet të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve.

“Duhet të theksojmë se përderisa bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë si dhe gjitha sektorët e tjera nuk kanë përfituar as edhe një pako ndihmëse nga Qeveria, kërkesat tona janë që të lirohen masat dhe këto sektorë të jenë të hapura deri në orën 23:00”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Hotelierët thonë se para marrjes së këtij vendimi, ministri Vitia duhet t’i ftoj në takim për t’u konsultuar.

“Kërkojmë nga ministri Vitia që para se me u merr ky vendim për vazhdimin e masave të na ftojë në takim për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë që të kemi masa dhe t’i respektojmë por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen”, përfundon reagimi.

Nga data 30 gusht, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të kufizoj punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive.

Në kuadër të masave të reja kufizuese ndaj pandemisë COVID-19, gastronomia ka filluar të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura.

“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30”, thuhet në vendim.

Ndërsa, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës. Po ashtu, lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë