Loading…

Hoti: Do ta zgjidhim Demarkacionin pa falur asnjë pëllëmbë tokë

  • 04/06/2017 | 17:23

Hoti: Do ta zgjidhim Demarkacionin pa falur asnjë pëllëmbë tokë

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën në Deçan se koalicioni i djathtë posedon planin për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave, pa e humbur asnjë pëllëmbë të tokës së Kosovës.


“Ne kemi ardhur sot t’u sigurojmë se asnjë pëllëmbë e tokës së Kosovës nuk i është falur e nuk do t’i falet askujt. Garant për këtë jemi ne. Ne nuk shantazhohemi. Ne nuk mund të na kërcënojë e as të na frikësojë askush, me asgjë. Sepse ne i kemi duart e pastra. Vetëm ne i kemi duart e pastra”, ka thënë Hoti.

Ai ka potencuar se kur me votë më 11 qershor t’i fitojnë zgjedhjet, do ta adresojnë me prioritet çështjen e kufirit me fqinjin dhe me mençuri e me vendosmëri do ta zgjidhin këtë çështje, siç ka thënë ai, pa humbur asnjë pëllëmbë të tokës së Kosovës, transmeton gazetametro.net.

“Askush tjetër, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Sepse ata e kanë keqpërdorur demarkacionin për interesa politike dhe për interesa të tyre personale. Ne kemi plan konkret dhe kemi mbështetjen e miqve tanë për ta zgjidhur këtë çështje. Unë besoj fuqishëm se ky plan do të qartësojë gjithçka dhe do të hapë rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai ju ka thënë përkrahësve të Deçanit se kanë hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën, me prioritete të qarta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë