Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se i ka bërë përshtypje deklarata e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit i cili tha se është i shqetësuar për Asociacionin e Komunave Serbe.
Sipas tij Gashi përfaqëson LDK-në, por duhet treguar nëse dhe Kryeministri Avdullah Hoti ndjehet i shqetësuar nga themelimi i Asociacionit, njofton Klan Kosova.
“Ai përfaqëson LDK-në, pra i bie se ata janë të shqetësuar rreth Asociacionit. A është kryeministri i shqetësuar që vjen nga e njëjta parti në raport me Asociacionin?
”Ku jemi ne, sot mirë është që kryeministri të deklarohet se, ”A duhet të kemi shqetësim për Asociacionin?“.
“Kam një pyetje për kryeministrin [Avdullah Hoti], për Asociacionin. – A ka Kosova kërkesë zyrtare nga përfaqësuesit e BE-së për themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive?”.
Hoti pas kësaj pyetje i është drejtuar Tahirit: “A e ke dëgjuar ndonjë deklaratë nga BE-ja për këtë?
Të menjëhershëm e pati reagimin Tahiri duke i thënë Hotit se nuk po e fajëson, por se një deklaratë nga BE i jep sinjal për mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Unë e kam dëgjuar prononcimin e BE-së – Miroslav Lajçak ka pasë një deklaratë që mua më jep njëfarë drejtimi për mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës të Kosovës. Por, shyqyr që ne deputetët vendosim për këtë”.
“Nuk po ju fajësoj juve, po vetëm po ju pyes?”, ka thënë Tahiri.
Hoti u përgjigj duke thënë se pyetja e drejtuar ndaj tij është e pasinqertë.
“Nuk po ndihem fajtor, por pyetja është e pasinqertë. Krejt bisedat lidhur me këtë çështje janë transparente në çdo kërkesë në proces të dialogut prej se jam në krye të këtij procesi”.
“Ka ndërruar formati i dialogut, nuk ka biseda në darka dhe as me dyer mbyllura çka dakordojmë me agjendë paraprake në përputhje me dakordimet e marra nga ky Kuvend”, ka thënë Hoti.