Loading…

Hoti: Ego e Albin Kurtit po e rrezikon VV’në, po ia dorëzoi partinë Vjosa Osmanit

  • 03/02/2021 | 14:32

Hoti: Ego e Albin Kurtit po e rrezikon VV’në, po ia dorëzoi partinë Vjosa Osmanit

Ish-zëdhënësi i Vetëvendosjes (VV’së), Shkodran Hoti, ka thënë se egoja e Albin Kurti po e rrezikon VV’në, duke ia dorëzuar partinë Vjosa Osmanit, e cila deri dje e shante këtë parti, shkruan Gazeta Metro.


Shkodran Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se popullariteti i Albin Kurtit është i pakontestueshëm.

Sipas tij moslejimi i kandidimit të tij i ka dhënë shenjat e para të rritjes së votave të VV’së.

“Sidoqoftë manovra e tij e fundit duke e lënë 1’shin të zbrazët nuk ka se si të kuptohet si racionalitet elektoral. Pra edhe një herë VV do të votohej për shkak të Albinit pavarësisht kënd e ka numër 1. Dhe këtu shihet egoizmi i madh i Albinit dhe shpirtëngushtësia e tij. Me këtë manovër të tij që e bën listën e VV’së të fillojë nga 2’shi e që në këtë rast është Vjosa Osmani, rrezikon të shkaktojë probleme për kohezionin e brendshëm organizativ të VV’së. Pas gjitha asaj përpjekje afatgjatë të sakrificës e përkushtimit të VV’së për të arritur majat ku nuk kishte mbërritur askush, Albini u thotë aktivistëve që nuk ka organizatë. Pra që është vetëm ai. Meqë nuk ka një të dytë në organizatë. Ndryshe nuk mund ta kuptoj këtë listë. Ndërkohë që ky shpërthim egoje e rrezikon njeriun realisht të dytë të VV’së Glauk Konjufcën të del më pak i votuar se sa Vjosa Osmani, e cila megjithatë nuk është VV. Dhe kështu kulmi i votave të VV’së t’i regjistrohen njeriut që deri dje e shante VV’në njëlloj siç e shajnë kundërshtarët më të egër të VV’së sot”, ka shkruar Hoti.

Më poshtë postimi i plotë i tij. //gazetametro.net

Popullariteti i Albin Kurtit është i pakontestueshëm. Moslejimi i kandidimit të tij i ka dhënë shenjat e para të rritjes…

Posted by Shkodran Hoti on E mërkurë, 3 Shkurt 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë