Loading…

Hoti godet Haradinajn: Nuk ka vend për panik dhe as për defilime, kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt

  • 08/08/2020 | 17:54

Hoti godet Haradinajn: Nuk ka vend për panik dhe as për defilime, kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar edhe njëherë rreth asaj se çfarë ndodhi në Karaçevë ku u raportua se xhandarmeria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka thënë se nuk ka nevojë për panik dhe as për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.

“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është takuar me Komandantin e KFOR’it, Gjeneralin Risi ku është sqaruar se si ka ndodhur ngjarja.

Ky reagim i Hotit vjen pasi, lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, vizitoi personalisht Karaçevën, dhe bëri disa deklarata nga atje, gjithashtu ka pasur deklarata nga lidert e të gjitha subjekteve politike, të cilët kanë bërë thirrje që të reagohet nga institucionet e Kosovës.

Ndërsa KFOR’i përmes një komunikate për media ka thënë se dje rreth orës 17:20 ka kryer një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe në afërsi të fshatit Hodonovc në Komunën e Kamenicës. Sipas tyre Forcat e Armatosura të Serbisë nuk i ndahen anëtarëve të KFOR’it gjatë patrullimit si dhe rasti i djeshëm ishte njëjtë.

Sipas KFOR’it që nga viti 2008 patrullimet e përbashkëta të tyre dhe Forcave të Armatosura të Serbisë kryhen përgjatë vijës administrative për të ofruar siguri.

Reagimi i plotë i Hotit:

Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra.

Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.

Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.

Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.

Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi./gazetametro.net

Haradinaj shkon në Karaçevë: Të mos lejohen më provokime të tilla

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë