Loading…

Hoti ‘godet’ Kurtin: A paska Asociacion? Mashtruesit, të pabesët

  • 22/03/2023 | 21:56

Hoti ‘godet’ Kurtin: A paska Asociacion? Mashtruesit, të pabesët

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka quajtur mashtrues dhe të pabesë Lëvizjen Vetëvendosje pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Kurti në RTK tha se ka Asociacion në Planin Evropian dhe marrëveshjen e Ohrit.

“Ka asociacion, neni 10 thotë që të dyja palët e konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara për të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. 39 marrëveshje janë. Dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave katasdralë që s’ka ndodh as sot e kësaj dite, ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin është marrëveshja e 16 që muajin që vjen i mbush 10 vjet”, tha Kurti.

Këtu ka reaguar Avdullah Hoti i cili ka thënë se VV janë mashtrues për shkak se kanë premtuar se nuk do të ketë Asociacion.

“A paska Asociacion?! Mashtruesit. Të pabesët”, shkroi ai.

Kurti e pranon: Në marrëveshje ka Asociacion

Kurti ‘sulmon’ dhe ironizon analistët politik: Janë bërë artista, në vend që ta mbrojnë Kosovën kërkojnë fjalën Asociacion

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë