Loading…

Hoti i kërkon Macronit që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

  • 07/07/2020 | 18:56

Hoti i kërkon Macronit që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

Kryeministri Avdullah Hoti, është takuar sot me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka deklaruar se me Macron kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë  si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Valon Murtezaj, këshilltari për politikë të Jashtme të kryeministrit Hoti, ka thënë se në takimin e sotëm që kryeministri kosovar pati me presidentin e Francës Emmanuel Macron është diskutuar edhe për çështjen e vizave.

“Sa i përket dialogut si temë e vështirë, kryeministri Avdullah Hoti ka qenë shumë i qartë që ne jemi për proces. Nuk është proces i ri – mirë që rifillon, por përfundimi duhet të jetë njohja. Nuk ka kuptim që një dekadë të diskutohet për tabelat e makinave. Nuk duhet të jetë kjo fazë e dialogut që do të merret me gjëra të tilla”.

Murtezaj ka thënë se presidenti francez e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për ta vizituar Kosovën.

Ai është shprehur i bindur se Emmanuel Macron do ta vizitojë Kosovën sapo një gjë e tillë do të jetë e mundur në përputhje me agjendën e tij.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë