Loading…

Hoti i reagon ambasadorit O’Connell

  • 30/11/2016 | 22:57

Hoti i reagon ambasadorit O’Connell

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, ia ka dërguar një letër të hapur Ruairi O’Connell, Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, pasi ky i fundit e pati një kërkesë nga Valdete Daka, Kryatare e KQZ-së, me rastin e zgjedhjeve në Drenas, njofton Klan Kosova.

Kjo është letra e Hotit:

I nderuar z. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell,

Nuk ndihem mirë që jam i detyruar t’ju ofroj një mendim, në mënyrë publike, juve dhe përfaqësuesve të shteteve, në emër të të cilave Ju ju keni drejtuar Kryetares së Komisionit Zgjedhor, znj. Valdete Daka, «në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas. Siç e dini historikisht ka pasur shqetësime në lidhje me votimet në këtë zonë», shkruani ju, ndër të tjera aty.

I nderuar, z. Ambasador O’Connell,

Shqetësimi i Juaj dhe i përfaqësuesve në emër të të cilëve ju flisni, është i natyrshëm. Por, ky nuk është realisht shqetësimi më i madh i kësaj natyre.

E para, shumë më shqetësuese sesa kaq është ‘heshtja e juaj dhe përfaqësuesve që përfaqësoni’, nga koha e dorëheqjes së ish-Presidentit Behgjet Pacolli, ku dhe kur popullit të Kosovës iu premtua, ndër të tjera, se brenda atij mandati qeveritar nga marrëveshja ‘e kohës së zarfit’, do të fillonte puna për realizimin e reformës zgjedhore dhe

E dyta, vota në Kosovë nuk vidhet në përmasa shqetësuese ndërmjet subjekteve politike që konkurrojnë në zgjedhje. Në të vërteta, vjedhja serike dhe e fabrikuar, e edhe historike, ndodh brenda subjekteve politike dhe ato në këtë mënyrë i parapërcaktojnë edhe ‘grupet e interesit’ nëpërmjet kontrollimit të votës për deputet.

Prandaj skena politike e Kosovës është edhe skena politika e ca njerëzve që kanë agjenda personale në kuadër të proceseve politike shtetërore e partiake e më të cilët Ju frymoni në Kosovë, në të gjitha aspektet e mundshme, natë e ditë.

Është e pamundur të këtë normalitet në brenda spektrit politik të republikës së Kosovës, përderisa këto probleme të mos adresohen dhe zgjidhen në mënyrë urgjente e konkrete.

Kot flasim në parim dhe në mënyra abstrakte përderisa nuk përqendrohemi më specifikisht në zgjidhjen e problemeve në format e vjedhjes së votave.

Prandaj jam i dëshpëruar nga harresa e Juaj (jo konkretisht e Juaja, z. Ambasador), e përfaqësuesve të Quint-it, jam i dëshpëruar nga ky seleksionim kaq joparimor.

Përzemërsisht,

Rexhep Hoti

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë