Loading…

Hoti i shkruan Sekretarit Amerikan të Shtetit, i përmend njohjen reciproke nga Serbia

  • 28/01/2021 | 11:28

Hoti i shkruan Sekretarit Amerikan të Shtetit, i përmend njohjen reciproke nga Serbia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar letër urimi Sekretarit Amerikan të të ri Shtetit, Antony Blinken, i cili u emëruar ditë më parë nga presidenti Joe Biden, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, ku parashihet njohja reciproke nga pala serbe.

Ai ka shkruar tutje se Kosova është e përkushtuar të punojë me Blinken për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik.

Letra e plotë e Hotit:

Letra e urimit për Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken

I nderuari Z. Blinken,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, urime për konfirmimin tuaj në postin e Sekretarit të Shtetit.

U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikonfirmimin e mbështetjes për Republikën e Kosovës, si një shtet i pavarur, shumetnik, demokratik dhe i integruar plotësisht në strukturat Euro-Atlantike.

Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me Ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit.

Kosova është e përkushtuar të punojë me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik.

Shkëlqesia Juaj, ju lutemi pranoni konsideratën time më të lartë.

Sinqerisht,

Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë