Loading…

Hoti: Jemi të bashkuar dhe të fortë sikur në kohën e Rugovës

  • 31/05/2017 | 21:18

Hoti: Jemi të bashkuar dhe të fortë sikur në kohën e Rugovës
Hoti: Jemi të bashkuar dhe të fortë sikur në kohën e Rugovës

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Lëvizja për Drejtësi, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Obiliqit, se koalicioni i shpresës dhe besës janë bashkuar sikur në kohën e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, për t’ia sjellë Kosovës fitoren e madhe.

“Ne u bashkuam si në kohën e Ibrahim Rugovës dhe po shkojmë drejt 11 qershorit më të sigurt se asnjëherë më parë në fitoren tonë të madhe, në fitoren e Republikës së Kosovës. Programi dhe ekspertiza e përfaqësuesve të LDK-së, AKR-së, Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi, nën udhëheqjen e time, janë garancë e një qeverisjeje të mirë, të pakorruptuar, të përgjegjshme dhe shërbyese për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se ky koalicion ka program të harmonizuar, që i garanton Kosovës zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, mirëqenie sociale, arsimim e shërbim shëndetësor cilësor.

“Kësaj alternative duhet t’i besojnë të gjithë qytetarët. Jo vetëm përkrahësit e partive tona politike. Sepse do të jetë një qeverisje për të gjithë qytetarët. Këto ditë të fushatës, secili prej nesh duhet të japë kontributin e tij për mobilizimin e strukturave tona për ta siguruar një fitore të thellë”, ka thënë Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se fitoren në zgjedhjet e 11 qershorit do ta kemi më të merituar nëse mbërrijmë t’i bindim qytetarët e Kosovës të na përkrahin në këtë proces.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë të qeverisen prej LDK-së dhe partnerëve të saj. Sepse ne nuk e kemi zhvatur asnjë qytetar dhe asnjë pasuri të shtetit të Kosovës. Ne e kemi ruajtur, do ta ruajmë dhe do ta shtojmë pasurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se ne e dëshmuam këto dy vjet e gjysmë që kemi vullnet dhe mund ta bëjmë këtë.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se do ta mbështesë fuqishëm profesor Hotin, njeriun e duhur, i cili nuk ka fjalë por vepra dhe tani duhet ta udhëheqë Kosovën. “Ne nuk premtojmë, ne veprojmë. Ata japin premtime boshe, ne ofrojmë punë, ofrojmë program. Çdo alternativë tjetër jashtë këtij koalicioni është vazhdimësi e asaj që ka ndodhur tash e 18 vjet dhe e shihni ku kemi mbetur”, ka thënë Pacolli.

Kandidati për deputet nga Obiliqi Sylejman Qerkezi, ka thënë se Obiliqi ajrin e ka të keq po shpirtin e ka të fortë. “Ka shumë qytetarë që ende duhet të vetëdijësohen dhe t’i bashkohen këtij koalicioni. Dita e mirë shihet në mëngjes dhe kjo po shihet në Obiliq. Në emër të Zotit do t’ia dalim dhe ky koalicion do t’ia kthejë dinjitetin qytetarit”, ka thënë Qerkezi.

Kryetari i degës së LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi, është shprehur i sigurt se koalicioni i shpresës dhe besës do të shënojë fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Lista jonë e kandidatëve është më e mira. Qytetari nuk do ta ketë shumë të lehtë të përcaktohet vetëm për pesë emra, sepse do t’i mbetet merak që nuk ka mundur t’i votojë të tjerët në listën tonë. Kësaj liste me emra të shquar nga ekonomia, shkenca, biznesi, publicistika, kultura, i bashkohen edhe dy kandidatë e komunës sonë, dr. Hashani dhe profesor Qerkezi”, ka thënë Krasniqi. /gazetametreo.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë