Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth vizitës që do bëjnë delegacioni amerikan në vend, e që pritet të diskutohet kryesisht rreth zhvillimit ekonomik, shkruan Gazeta Metro.
Ishte Ambasada amerikane e cila përmes një njoftimi bëri të ditur se në takim përveç emisarit Richard Grenell, do të marrë pjesë edhe Shefi Ekzekutiv i Korporatës së Zhvillimit Financiar, Adam Boehler – siç thuhet – për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve.
Sot Hoti pritet të takohet në ora 18:30, dhe pak orë para takimit ishte vetë Hoti i cili tha se kjo është një vizitë e rëndësishme që do forcojë edhe më tej raportet miqësore me Amerikën, shkruan Gazeta Metro.
“I lumtur që Richard Grenell dhe Adam Boehler dhe një delegacion i lartë i qeverisë amerikane do ta vizitojnë Kosovën sot. Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë dhe do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Tëitter.
Derisa dje emisari i SHBA’së, Richard Grenell ka thënë se implementimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi është prioriteti më i lartë i Administratës Trump.
Ky delegacion përveç Kosovës pritet të udhëtojë edhe në në Beograd, Athinë, dhe Izrael./gazetametro.net
Delighted that @RichardGrenell, Chief Executive Officer @AdamUSDFC and a high US Government delegation will visit Kosovo today. This visit is a very special one and it will go a long way in further cementing Kosovo-USA friendship.
— Avdullah Hoti (@Avdullah) September 21, 2020