Loading…

Hoti kritika Ramës: Përjashtuat Kosovën nga Samiti i Diasporës

  • 20/11/2016 | 08:41

Hoti kritika Ramës: Përjashtuat Kosovën nga Samiti i Diasporës

Kosova shpërthen në kritika ndaj Shqipërisë për Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë.

Përfaqësuesi i Prishtinës zyrtare, zv/ministri i Kulturës Rexhep Hoti, tha se qeveria shqiptare ka përjashtuar Diasporën e Kosovës nga ky aktivitet.

Numri dy i kulturës së Kosovës e cilësoi samitin ambicie politike të kryeministrit Edi Rama. Zv/ministri Hoti vijoi kritikat edhe për bashkëpunimin në fushën e kulturës mes dy shteteve. Ai u shpreh se Kosova ka propozuar krijimin e një ministrie të përbashkët të  kulturës.

Ministria shqiptare e kulturës nuk ka komentuar deklaratat e zv/Ministrit te Kosovës.

Mirela Kumbaro ftoi shqiptaret e Diasporës të bëhen pjesë e projekteve për zhvillimin e zonave turistike.

Në panelet e ndryshme te Samitit kanë marrë pjesë edhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, të ftuar e pjesëmarrës nga Diaspora si dhe kreu i bashkësië së Tiranës.

Erion Veliaj ftoi përfaqësuesit e Diasporës të investojnë në kryeqytet. Bashkia e Tiranës po krijon lehtësira për investimet e huaja, si dhe zona të lira ekonomike, një prej tyre në Kashar.

Në Samitin treditor te Diasporës marrin pjesë rreth 800 të ftuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë