Loading…

Hoti: LDK është si Liverpool, më traditë të moçme

  • 25/01/2021 | 21:21

Hoti: LDK është si Liverpool, më traditë të moçme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh edhe kandidat për shef qeverie i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, vizitoi sot stadiumin “2 Korriku” dhe “Ramiz Sadiku” në kryeqytet, ku po bëhen punime për përmirësim të kushteve.


Hoti premtoi se do të bëjë edhe më tepër se kaq për sportistët e rinj, dhe ndër të tjera premtoi zgjerimin e stadiumit “Fadil Vokrri” e ndërtim të fushave të tenisit në Taukbahqe.

Meqë një natë më parë ekipi i preferuar i Avdullah Hotit, Liverpool, pësoi humbje nga Manchester United, ai u pyet edhe nëse rezultati i tyre përkon me rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje. Megjithatë përveç që e mohoi, kryeministri në detyrë i përmblodhi karakteristikat e ekipit të zemrës me LDK-në më ndryshe.

“Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuar, i ka një shekuj, është i qëndrueshëm dhe ka themele të forta.”- tha ai.

Gjatë vizitës, Hoti pati edhe momente interesante nga sportistët e vegjël, të cilët në një moment as nuk e njohën.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë