Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA’në janë të rëndësisë ekzistenciale për ne e jo për SHBA’në, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka deklaruar ai në Facebook, ku ka shtuar se, për këtë arsye, duhet që të gjithë të angazhohen për të mirëmbajtur miqësinë e përhershme me SHBA’të.
Ai ka shtuar edhe se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetësi kryesor i Kosovës.
Postimi i plotë:
Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale — për ne, jo për ShBA-në. Prandaj duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershmë me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.
Për më tepër, ne ndajmë vlerat e përbashkëta si:
(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive,
(2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë,
(3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin,
(4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe
(5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive. /gazetametro.net