Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, sonte ka prezantuar sloganin me të cilin partia e tij do marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një video, Hoti, ka përmendur arritjet e Qeverisë në kohën kur ai ishte kryeministër, njëra ndër to edhe bisedimet në SHBA dhe arritja e marrëveshjes.
Hoti, cilësoi se gjatë mandatit të tij janë krijuar miqësi edhe më të afërta me aleatët e përhershëm të vendit, derisa marrëveshja e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, tha se e ka kthyer Kosovën në nyje gjeopolitike.
Hoti ndër të tjera theksoi se partia e tij do vazhdojë të përkrah thellimin e miqësive dhe jo selektimin e miqve/
‘’ Kemi rivendosur miqësitë me vendet mike. Kemi nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardh që e kthen shteti tonë në nyje gjeopolitike. Unë jam i vendosur për thellim të miqësive dhe jo selektim të miqve dhe izolim të shtetit. Ne nuk lejojmë që të sfidohet demokracia e fjala e lirë”, ka thënë ai./gazetametro.net