Loading…

Hoti mbanë konferencë për media: A do të propozohet gjendja e jashtëzakonshme?

  • 12/07/2020 | 11:09

Hoti mbanë konferencë për media: A do të propozohet gjendja e jashtëzakonshme?

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në ora 16:00 do të mbaj konferencë për media, ku pritet se cili do të jetë vlerësimi rreth gjendjes së rënduar nga koronavirus dhe të vendoset për gjendjen e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Metro.


Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se sot kryeministri Hoti do të mbaj konferencë për media e cila do të filloj në orën 16:00.

Mirëpo, nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj konference.

Por duke pasur parasysh, paralajmërimin e Hotit për sot, i cili kishte thënë të premtet se në bazë të vlerësimeve të cilat do të shqyrtohen të dielën nga ana e Komitetit për Menaxhim të COVID-19 si dhe të Këshillit të Sigurisë, do të vlerësojmë nëse duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Gjithashtu Hoti ka theksuar se gjendja e rënduar e situatës së përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, mund të bëj që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Tash jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Sonte kam pasur takim me Komitetin për Menaxhimin e COVId-19, kemi biseduar shumë hapur, mund të jetë vendim jo popullor por jam i gatshëm të shkoj në ekstreme për të ruajtur jetën e qytetarëve. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të komitetit për të bërë vlerësimin tjetër të situatës shtesë me informata shtesë që kemi kërkuar dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e këshillit të sigurisë nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Të dielën do ta shqyrtojmë sepse vendimin përfundimtar e merr kuvendi por ne do të vlerësojmë nëse duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, tha Hoti mbrëmë në emisionin Rubikon.

Për këtë, Hoti ka folur edhe me kryetarët e komunave, të cilët e kanë përkrahur në propozimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu duhet theksuar se kryeministri Hoti, është duke zhvilluar takim virtual me presidentin serb Aleksandër Vucic, me ndërmjetësimin e Brukselit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë