Loading…

Hoti ndërron mendje: Nuk mund t’i mbyllim njerëzit përgjithmonë

  • 06/08/2020 | 22:17

Hoti ndërron mendje: Nuk mund t’i mbyllim njerëzit përgjithmonë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk mund të mbyllen qytetarët për shkak të pandemisë, por se duhet të respektohen masat e vendosura nga Qeveria e vendit, ani pse javë më parë deklaroi se mund të vendoset karantina, shkruan Gazeta Metro.


Kështu deklaroi ai sonte në Pressing, ku tha se edhe nëse vendoset sërish karantina, njerëzit nuk do të mund të qëndrojnë gjithmonë brenda.

“Edhe nëse ne i mbyllim njerëzit brenda në shtëpi, nuk do të mund t’i mbajmë të mbyllur gjithmonë, që nënkupton se ne duhet t’i përmbahemi strikt masave.”, tha Hoti, përcjell Gazeta Metro.

Mirëpo, javë më parë, i pari i vendit kishte deklaruar ndryshe ku ishte shprehur se është i gatshëm të ndërmarrë “masa esktreme”, për të ruajtur jetën e qytetarëve.

“Tash jemi duke shkuar drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Unë sonte kam pasur takim me Komitetin për Menaxhimin e Covidit dhe kemi diskutuar shumë hapur. Mund të jetë vendim shumë jo popullor, por unë jam i gatshëm të shkoj në ekstreme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, kishte thënë Hoti.

Vlen të theksohet se Kryeministri i vendit gjatë së dielës rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ai është vetizoluar, teksa ka bërë  të ditur se është në gjendje të mirë shëndetësore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë