Ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, u detyrua të bie në këtë nivel duke u shfajësuar se nuk ka instrumente dhe mekanizma të adresojë skandalin e fundit me ekspozitën dhe figurën e turpëruar të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.
Ai u shpreh qartë pas replikave me deputetët se ai është i kufizuar nga legjislacioni dhe rregulloret dhe e pa të arsyeshme madje që të adresojë ish-këshilltarin politik të kryeminsitrit Albin Kurti me këto terma.
“Ajo çka ka ndodhur dy javët e fundit, krijimi i një opinioni publik se kinse ministria që unë udhëheqë që ka njëfarë përgjegjësie për ekspozitën në shesh. Ministria e ka për mandat reagimin, mbrojtjen e vlerave të luftës dhe unë kam reaguar ndër të parët lidhur me ekspozitën. Unë nuk kam mekanizëm aktual për t’i hequr pllakat. Financimin e kanë bërë disa organizata dhe Kuvendi, por jo ministria…Shkëlzen Gashi nuk është Albin Kurti, ai nuk është këshilltar i imi. Unë nuk mund ta rrah Shkëlzen Gashin”, ka thënë Hoti./gazetametro.net