Loading…

Hoti në takim me udhëheqësit e TRUST’it: Bisedohet për tërheqjen e 10 përqindëshit

  • 12/08/2020 | 15:43

Hoti në takim me udhëheqësit e TRUST’it: Bisedohet për tërheqjen e 10 përqindëshit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, zhvilluan sot një takim virtual me drejtuesit e TRUST’it, me të cilët biseduan rreth ecurisë së përgatitjeve për realizimin e tërheqjes së 10-përqindësisht nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Hoti me këtë rast ka kërkuar nga drejtuesit e TRUST’it që të ketë aspekte teknike dhe procedura për tërheqje të parave, sa më të sigurta për qytetarët.

Kurse, ministrja Bajrami u angazhua që procesi të jetë i thjeshtë dhe pagesat të kryhen sa më shpejt, pas kalimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në Kuvendin e Kosovës, përcjell Gazeta Metro.

Po ashtu, kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami patën një takim edhe me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, nga të cilët u kërkua që ky institucion t’i mbështesë bizneset me rreth 40 milionë euro pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Hoti tha se është koha të mbështeten të gjitha bizneset, sidomos ato të sektorit të bujqësisë dhe bizneseve prodhuese të orientuara në eksport. Qeveria e Kosovës do t’i mbulojë shpenzimet e administrimit të këtyre fondeve.

Këto nisma dhe instrumente financiare të propozuara dhe të mbështetura nga Qeveria e Kosovës janë ndërmarrë me qëllim që qytetarëve dhe bizneseve t’u krijohet mundësia e qasjes në burimet financiare për tejkalimin e gjendjes ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë