Loading…

Hoti paralajmëron pakon e re prej 182 milionë eurove për Rimëkëmbje Ekonomike

  • 24/11/2020 | 15:31

Hoti paralajmëron pakon e re prej 182 milionë eurove për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për një pako të re për Rimëkëmbje Ekonomike, prej 182 milionë eurove, shkruan Gazeta Metro.


Kështu bëri të ditur ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, prej ku tha se po sigurojnë funksionimin e shumë bizneseve.

“Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë:

Pako e re prej 182 mil eurove, për rimëkëmbje ekonomike!

Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, megjithatë kemi siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

Sot, në takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milion euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm. /gazetametro.net

Pako e re prej 182 mil eurove, për rimëkëmbje ekonomike!

Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me…

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, November 24, 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë