Loading…

Hoti pas vendimit të PZAP: Ligji është për të gjithë

  • 26/01/2021 | 16:11

Hoti pas vendimit të PZAP: Ligji është për të gjithë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili vendosi që t’i lë jashtë kandidimit të gjithë kandidatët për deputet që kanë probleme me ligjin, shkruan Gazeta Metro.


Hoti para mediave, theksoi se të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj para ligjit.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha Hoti para mediave.

Ndryshe, sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje të moscertifikohet për kandidim në listën e deputetëve të kësaj partie.

PZAP vendosi që Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Labinotë Demi-Murtezi dhe Bajram Mavriqi të mos zëvendësohen më në këtë listë../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë