Loading…

Hoti për zhvillimet në LDK: Hap drejt këndelljes, por i vonuar

  • 15/02/2021 | 17:48

Hoti për zhvillimet në LDK: Hap drejt këndelljes, por i vonuar

Ish zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se është hap drejt këndelljes por i vonuar, shkruan Gazeta Metro.


Sot kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas debaklit të pësuar në zgjedhjet parlamentare ku kjo parti ka marrë rezultatet më të dobëta në histori të saj.

Pas këtyre zhvillimeve, Hoti ka shkruar se një hap i tillë nga LDK është i vonuar dhe njëkohësisht i vogël.

Ai ka thënë se një hap i tillë duhet të përcillet me hapa të tjerë, e ku më i rëndësishmi është zgjedhja e një kryetari që mund ta kthej LDK’në në binaret e saj.

Tutje Hoti ka fajësuar edhe Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala për shkak të heshtjes së tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Postimi i plotë:

LDK sot e bëri një hap drejt këndelljes. Është një hap i vonuar, por njëkohësisht i vogël. Si i tillë, duhet të përcillet me hapa të tjerë, e ku më i rëndësishmi është zgjedhja e një kryetari që mund ta kthejë në binarët e saj.
Për gjendjen e sotme të kësaj partie janë dy fajtorë kryesor: Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani. Isa me kryeneçesinë e tij për të qëndruar në krye të partisë dhe me pazaret brendapartiake për ta kënaqur veten dhe të gjithë. Kurse, Vjosa Osmani që e donte partinë për t’i përmbushur ambiciet e saj personale dhe kur e përfaqësoi partinë në nivelin më të lartë, u shndërrua në imituese të Albin Kurtit dhe e bëri LDK’në instrument me të cilin luante ky i fundit. Ndërkohë, kur iu pengua kjo, filloi pazaret me të qysh në mars (siç ka deklaruar vetë), duke qenë ende pjesë e LDK’së. Pra, pa u shkarkuar prej LDK’së, gjë që ajo e quan edhe sot përjashtim.
Pas Mustafës e Osmanit, një pjesë të fajit e ndajnë Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala. Kjo sepse të dytë për kohë të gjatë zgjodhën heshtjen, duke e lënë të dominojë diskursi i VV’së rreth prishjes së koalicionit. Kujtimi u këndell, por ishte vonë. Të njëjtën e bëri edhe Lumiri, por po ashtu vonë, e besa edhe më qullët. Ndërsa të dytë nuk qenë të gatshëm ta marrin kandidaturën në këto zgjedhje, duke ia mbivendosur imazhin personal imazhit të partisë.
Sidoqoftë, e ardhmja e LDK’së aktualisht është e lidhur me këta dy emra: Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku. Nuk do të këtë LDK të dikurshme nëse njëri nga ta nuk e merr drejtimin e partisë. Por, po ashtu nuk do të këtë LDK të dikurshme, edhe nëse e marrin këta drejtimin, por vendosin ta kopjojnë opozitarllëkun e VV’së. Sepse kjo i zhvendos në vitin 2018, në kohën kur VV’së iu larguan 13 deputetë, ndërsa këta u kthyen në vegël të tyre, duke i bojkotuar edhe seancat parlamentare.
Personalisht i vlerësoj politikanët që kanë përmbajtje në kuptimin intelektual dhe qartësi ideologjike. Në këtë drejtim, Kujtim Shala më duket si zgjidhje më e mirë, ndonëse Abdixhiku ka më shumë karizmë. Ai është opsioni që mund ta bëj më ngadalë këndelljen e LDK’së, por gjithashtu më sigurt dhe më afatgjatë.
LDK e ka vetëm edhe këtë mundësi. Çdo manovrim tjetër e shndërron këtë parti në një AAK, e cila për dallim nga kjo parti, nuk do të këtë më as bastione./gazetametro.net

LDK sot e bëri një hap drejt këndelljes. Është një hap i vonuar, por njëkohësisht i vogël. Si i tillë, duhet të…

Posted by Shkodran Hoti on Monday, February 15, 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë