Loading…

Hoti premton që në vitin 2021 do liberalizohen vizat për kosovarët

  • 04/02/2021 | 14:40

Hoti premton që në vitin 2021 do liberalizohen vizat për kosovarët

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nëse ata janë në pushtet, liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë këtij vitit, shkruan Gazeta Metro.


Hoti i cili ka mbajtur tubim me qytetarë e struktura në qytetin e Klinës, ku ka thënë se për gjashtë muaj qeverisje kanë dëshmuar që dinë të menaxhojnë dhe rimëkëmbin ekonominë e vendit.

Ai po thotë se viti 2021 duhet të përmbyllet me liberalizim të vizave dhe se janë duke punuar me vendet e BE’së në lidhje me këtë çështje.

“Duhet të përmbyllet viti me liberalizim të vizave, nuk japim premtime për data por ne punojmë ditë e natë me krejt qeveritë e vendeve të BE-së si anëtare te partive popullore evropiane. Dhe t’i kthehemi reformës në arsim, reformave në shëndetësi, reformave në ekonomi… Kemi pasur një qeverisje gjashtë-shtatë mujore ndoshta më të vështirën në periudhën 29-vjeçare për shkak të pandemisë kryesisht, por kemi dalë me rezultate më të mira që ka pasur ndonjëherë në qeveri tash më tash, edhe në menaxhimin e pandemisë edhe në rimëkëmbjen ekonomike duke ofruar qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e nevojshme me pakon më të madhe të rimëkëmbjes ekonomike në tërë rajonin”, tha Hoti.

Në Klinë, Hoti ka thënë se dy kryeministrat para tij nuk kanë pasur guxim e vizion të përballën me çështje të mëdha dhe t’i dalin në mbrojtje shtetit.//gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë