Loading…

Hoti premton se Qeveria do ta mbështesë Telekomin e Kosovës

  • 07/08/2020 | 11:39

Hoti premton se Qeveria do ta mbështesë Telekomin e Kosovës

Borxhi i Telekomit të Kosovës ndaj Z- Mobile llogaritet mbi 25 milionë euro, kjo ka bërë që kjo ndërmarrje publike të futet në krizë të thellë dhe në prag të kolapsit, shkruan Gazeta Metro.


Por ndaj kësaj krize dhe pagesën e borxhit po premtohet ndihmë nga Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluan sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduan për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.

Hoti me këtë rast theksoi se Qeveria e Kosovës si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.

Po ashtu, u theksua se shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje.

Kujtojmë se xhirollogaritë e kësaj kompanie janë bllokuar më 15 korrik për pak ditë, për rastin e arbitrazhit ndërkombëtar me operatorin ekonomik Dardafon, në kuadër të së cilit është edhe shërbimi telefonik i njohur me emrin Z-Mobile.

Mospajtimet mes palëve kishin nisur kur Z-Mobile kërkoi numeracion shtesë. Çështja kishte shkuar në Arbitrazh dhe më pas Gjykata e Prishtinës kishte vendosur në favor të kompanisë Z-Mobile. Borxhii Telekomit të Kosovës ndaj Z- Mobile llogaritet mbi 25 milionë euro.

Telekomi i Kosovës është kompani publike e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile Vala me mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi.

Edhe pse është konsideruar si kompania më profitabile në vend, që nga viti 2015 është përballur me probleme të mëdha financiare dhe operative ose me humbje milionëshe brenda vitit.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë