Loading…

Hoti reagon pas deklaratave të Vucicit: Nuk i shërbejnë paqes, aq më pak njohjes reciproke

  • 28/01/2021 | 22:40

Hoti reagon pas deklaratave të Vucicit: Nuk i shërbejnë paqes, aq më pak njohjes reciproke

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vucic, i cili diskutoi për mundësinë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e lidhur me çështjet me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Hoti ka thënë se deklaratat e tij “nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”.

Në Facebook, ai shkruan se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit në NATO dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, SHBA’në dhe BE’në.

Vucic, të enjten kishte deklaruar se muajt e ardhshëm do hapet debat i gjerë publik për çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Postimi i plotë i Hotit:

Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët strategjik ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet mike të BE-së.

Deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiq, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. //gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë