Loading…

Hoti reagon pas deklaratës së Kurtit për luftën: Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe pozitive

  • 08/08/2022 | 21:40

Hoti reagon pas deklaratës së Kurtit për luftën: Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe pozitive

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për intervistën dhënë medias italiane, La Reppublicca, ku ka thënë se Kosova rrezikohet nga lufta me Serbinë.


Ish kryeministri i Kosovës përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kosova ka nevojë për urtësi në qeverisje dhe se në mediat ndërkombëtare duhet të dërgohen që përçojnë pozitivitet për të ardhmen euro-atlantike.

“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve”, shkruan ai.

Ai shton se karshi botës, duhet ëbrë e ditur se ka ende çështje të pazgjidhura, por që ato duhet të zgjidhen me dialog.

“Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opcion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, shtoi ai.

Ndaj deklaratës së Kurtit, ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka thënë se “paniku ndërkombëtar rreth Kosovës është interes i Vuçiqit dhe Serbisë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë