Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e Agim Veliu e Dritan Selamanj, nuk po marrin pjesë as në përsëritjen e votimit për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.
Ani pse atyre iu është thirrur emri për të hedhur votën e tyre në kutinë e votimit në Kuvend, ata nuk kanë shkuar të votojnë.
Madje, Veliu me t’ju thirrur emri është parë duke u larguar nga salla.
Kjo nënkupton dështim edhe për herë të dytë që të arrihet kuorumi për të vazhduar me procedura të metutjeshme për ta zgjidhur presidentin e ri të Kosovës, e që pjesëmarrës në votim në rundin e parë duhet të jenë 80 deputet./gazetametro.net