Loading…

Hoti: Sikur të ulej TVSH’ja, 282 milionë euro do të ishin në buxhetin e familjeve

  • 24/01/2023 | 22:01

Hoti: Sikur të ulej TVSH’ja, 282 milionë euro do të ishin në buxhetin e familjeve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë në lidhje me çmimin dhe importin e naftës gjatë vitit 2022, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Hoti tha se krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 sasia e importuar e naftës është ulur me 6.39%, ndërsa të hyrat buxhetore janë rritur për 88% ose 283 milionë euro.

“Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë. [të dhant nga Instituti GAP, të cilin e përgëzoj për analizat e vazhdueshme me shumë interes për politikbërje]”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë se deputetët e LDK’së, vitin e kaluar i kanë propozuar qeverisë që TVSH-ja për naftën të ulët në 8%, por një gjë e tillë ishte refuzuar nga qeveria. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë