Loading…

Hoti: S’ka zvarritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje me VV’në, do ta përmbyllim sapo të certifikohen rezultatet

  • 29/10/2019 | 16:45

Hoti: S’ka zvarritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje me VV’në, do ta përmbyllim sapo të certifikohen rezultatet

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se nuk ka zvarritje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LDK’së dhe LVV’së, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka thënë se deri më tani të dy partitë janë pajtuar për madhësinë dhe organizimin e Qeverisë, e cila siç tha ai do të ketë vetëm 12 ministri që do të kursejë miliona euro dhe do të rrisë efikasitetin e qeverisjes.

Po ashtu Hoti ka thënë se me LVV-në kanë diskutuar në detaje programin për zhvillim ekonomik dhe punësim dhe se janë pajtuar për shumicen e çështjeve.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.

Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve.

Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme.

Jam i bindur se mund ta permbyllim marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.

Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]ametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë