Loading…

Hoti takohet me Ecobarin: Diskutuam për koordinimin që duhet ta kemi me SHBA’në

  • 03/02/2023 | 20:50

Hoti takohet me Ecobarin: Diskutuam për koordinimin që duhet ta kemi me SHBA’në

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka takuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimorë, Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Metro.


Hoti tha se me Escobarin ka biseduar për situatën në Kosovë, dhe bashkërendimin që shteti jonë duhet të bëjë me SHBA’në për të avancuar shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hoti, gjithashtu tha se SHBA janë aleat strategjik i Kosovës, dhe miqësinë duhet ta vazhdojmë pëgjithmonë.

Postimi i plotë:

Sot u takova me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.
Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!./gazetametro.net

 

(amicusmongolia)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë