Loading…

Hoti takohet me Macron, nuk i premton liberalizimin e vizave për Kosovën

  • 07/07/2020 | 18:08

Hoti takohet me Macron, nuk i premton liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri Avdullah Hoti, është takuar sot me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris, shkruan Gazeta Metro.


Hoti ka deklaruar se me Macron kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë  si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që presidenti francez nuk i ka premtuar asgjë.

Po ashtu Hoti ka thënë se e ka ftuar Macronin ta viziton Kosovën.

Postimi i plotë nga Hoti:

Shumë i nderuar me pritjen nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee në Paris.

Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera, ndërsa Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë. Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve.

U pajtuam që të bashkëpunojmë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes Francës dhe Kosovës, si dhe të punohet për promovimin e frankofonisë në Kosovë.

Jam i lumtur që Presidenti i Francës Macron e mirëpriti ftesën për vizitë në Kosovë, e cila vizitë do të ndodhë në të ardhmen në një moment të përshtatshëm për Presidentin Macron.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë