Loading…

Hoti: Të gatshëm për thithjen e 800 milionë eurove

  • 08/06/2017 | 00:15

Hoti: Të gatshëm për thithjen e 800 milionë eurove

Nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti ka vlerësuar lartë punën e Partisë Demokratike në sektorin e zhvillimit ekonomik të vendit. Ai në emisionin ‘Tribunë Zgjedhore’ deklaroi se hovi zhvillimor ekonomik i vendit ka nisur me ardhjen e PDK’së në pushtet.


Hoti ka shtuar se kjo parti ka arritur që zhvillojë infrastrukturën e vendit, bujqësinë dhe arsimit.

Ai ka shtuar se koalicioni me AAK’në dhe NISMA’n, ka potenciale që këtë zhvillim ta bëjë edhe më të madh, duke thënë se këtë koalicion e presin punë të mëdha.

Hoti tha se janë të gatshëm t’i thithin 800 milionë euro nga grandet ndërkombëtare dhe për ta bërë rritjen e investimeve të huaja.

Hoti tha se sektori i bujqësisë ka arritur që të funksionalizohet vetëm kur në qeverisje ka ardhur Partia Demokratike e Kosovës. Sipas Hotit, ky sektor para qeverisjes së PDK’së nuk ka qenë duke funksionuar.

Sikur sektorin e bujqësisë, Hoti e sheh edhe atë të infrastrukturës. Duke shtuar se PDK ka arritur ta bëjë lulëzimin infrastrukturor në vend.

Edhe sistemin e drejtësisë ka arritur që ta formsojë Partia Demokratike e Kosovës. Sipas Hotit drejtësine evropiane ka arritur që kjo parti ta funksionalizojë.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë fakte që shteti është i kapur le të shkojnë në prokurorinë e shtetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë