Loading…

Hoti thotë se edhe pa Thaçin do shkojë në SHBA: Jam në koordinim me Grenellin për takimin e ri

  • 03/07/2020 | 12:12

Hoti thotë se edhe pa Thaçin do shkojë në SHBA: Jam në koordinim me Grenellin për takimin e ri

Kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se ai është i gatshëm të shkojë në një takim të radhës në Shtëpinë e Bardhë përballë Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Hoti i pyetur se a do shkon në takim në SHBA pa Presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se ai është i gatshëm të marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë.

Kryeministri ka thënë se ai është në koordinim të plotë me ambasadorin Richard Grenell për të caktuar një datë të re për takimin me palën serbe në Washington.

Ai tha se procesi i dialogut ka një agjendë të qartë, fillimisht ekonomike e për të kaluar në çështjet politike ku parashihet njohja reciproke mes dy vendeve dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese, të gatshme te marrin të gjitha përgjegjësitë që i takojnë, unë jam  i gatshëm dhe unë jam në koordinim me ambasadorin Richard Grenell për të caktuar së shpejti një datë ku ne do të ulemi për të filluar procesin e dialogut me një agjendë fillimisht ekonomike deh mandej për të kaluar tek çështjet më politike të dialogut, duke u nisur nga parimi tona për këto procese që ne hyjmë për njohje reciproke dhe për normalizim të marrëdhënie në mes të dy vendeve”, tha Hoti, transmeton Gazeta Metro.

Këto komente kryeministri Hoti i bëri gjatë një vizite në Shqipëri me homologun e tij Edi Rama.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë