Loading…

Hoti u kërkon deputetëve të votojnë Buxhetin: T’i bëjmë pagesat ndaj bizneseve e qytetarëve

  • 13/07/2020 | 10:40

Hoti u kërkon deputetëve të votojnë Buxhetin: T’i bëjmë pagesat ndaj bizneseve e qytetarëve

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë thirrje që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, shkruan Gazeta Metro.


Përveç buxhetit, Hoti kërkoi ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për grante dhe kredi.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri tha se nëse ndodh kjo atëheerë do hapet rruga për të vazhduar me pagesën e masave  të mëhershme për të papunë dhe biznese.

‘’ Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike’’, shkroi Hoti.

Postimi i plotë:

‘’ Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.

Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti.’’/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë