Loading…

Hoti uron Sekretarin e ri amerikan: Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju

  • 27/01/2021 | 12:07

Hoti uron Sekretarin e ri amerikan: Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar Anthony Blinken, pasi Senati e ka konfirmuar në pozitën e Sekretarit të Shtetit amerikan, shkruan Gazeta Metro.


Hoti këtë urim e ka bërë përmes Twitter, ai ka shkruar se Kosova është e përkushtuar të punojë ngushtë me Sekretari e ri amerikan, për të forcuar aleancat mes dy shteteve.

Hoti, Antony Blinken i ka shprehur urime të përzemërta në pozitën e re, si Sekretar i Shtetit.

“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, shkroi Hoti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë