Loading…

Hoti: Veteranët u mashtruan vite me radhë

  • 04/06/2017 | 16:16

Hoti: Veteranët u mashtruan vite me radhë

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën në Junik, se qeveria e kaluar ka filluar që t’ua ndajë pensionet veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pasi që ata ishin mashtruar për vite me radhë nga qeveritë e kaluara.


“Luftën e shenjtë për çlirim, ne nuk kemi tentuar ta përvetësojmë kurrë. Mes nesh ka luftëtarë të shquar, që ju i njihni mirë, për mbrojtjen që ia kanë bërë Kosovës në betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare. Por, këta nuk kanë rrahur gjoks as atëherë kur është dashur të luftohet për çlirim, e as tash kur duhet të luftohet për përparimin e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se, ne jemi ata që, pas 17 vjetësh, me mençuri, urtësi dhe vendosmëri, gjetëm zgjidhjen për kategoritë e dala nga lufta.

“Qeveria jonë e ardhshme do të sigurojë trajtim edhe më të dinjitetshëm për secilin që ka kontribuar për Kosovën tonë. Ne do ta çojmë në vend amanetin e dëshmorëve për një Kosovë të lirë e demokratike. Për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Për një Kosovë që trajtohet me respekt prej fqinjëve. Për një Kosovë që e admirojnë miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se asnjë pëllëmbë e tokës së Kosovës nuk do t’i falet askujt. “Garant për këtë jemi ne. Ne nuk shantazhohemi. Ne nuk mund të na kërcënojë e as të na frikësojë askush, me asgjë. Sepse ne i kemi duart e pastra. Vetëm ne i kemi duart e pastra”, ka potencuar Hoti.

Ai ka thënë se oponentët politikë kanë keqpërdorur demarkacionin për interesa politike dhe për interesa të tyre personale.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë