Loading…

Hovenier ia bën të qartë ‘Republikës së Tretë’: Reputacioni i Kosovës në ShBA ka pësuar goditje serioze gjatë 16 muajve të fundit

  • 03/06/2026 | 11:31

Hovenier ia bën të qartë ‘Republikës së Tretë’: Reputacioni i Kosovës në ShBA ka pësuar goditje serioze gjatë 16 muajve të fundit

 Marrëdhëniet e forta disa-vjeçare mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pësuar një lëkundje serioze edhe sipas miqve të vendit, veçanërisht kritikat ishin të pandalshme qysh me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e konfirmoi së fundmi në një intervistë për Kosovo-Online ish-ambasadori i ShBA’së, Jeffrey Hovenier, i cili tha se reputacioni i Kosovës ka pësuar goditje serioze sidomos në periudhën e fundit me zgjedhjet e vazhdueshme e bllokimin institucional.

Hovenier theksoi se SHBA-të presin që qeveria e re, ndër të tjera, të luajë një rol në uljen e tensioneve, si brenda Kosovës ashtu edhe në rajon.

“Unë besoj se reputacioni i Kosovës në Uashington ka pësuar një goditje serioze gjatë 16 muajve të fundit. E them këtë si dikush që ka investuar në marrëdhëniet SHBA-Kosovë për vite me radhë dhe për të cilin kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Hovenier tha se zgjedhjet e përsëritura e kanë lënë prapa Kosovën, duke shtuar se e kanë humbur besimin edhe në përmbushjen e detyrimeve të saj.

“Megjithatë, zgjedhjet e përsëritura, dështimi për të zgjedhur një president dhe mbështetja në qeveritë e përkohshme kanë gërryer besimin në aftësinë e Prishtinës për të përmbushur disa nga detyrimet e saj”, tha ai.

Sipas tij,  rindërtimi i besimit “do të kërkojë shumë më tepër sesa fjalë”.

Ish-ambasadori foli edhe pritjet nga qeveria e re.

“[Ajo] do të duhet të tregojë se mund të zgjedhë një president dhe të formojë një koalicion të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, të miratojë një buxhet dhe të ndërmarrë hapa të hershëm dhe të dukshëm për të ulur tensionet, si brenda Kosovës ashtu edhe në rajon, si dhe të zbatojë reforma të caktuara në fushën e sundimit të ligjit”, u shpreh ai.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të qarta në kërkesat e saj ndaj Kosovës duke potencuar se SHBA’ja ka qëndrim neutral për procesin zgjedhor në Kosovë./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë