Loading…

Hovenier: Jemi të përkushtuar t’i mbështesim mediat e pavarura dhe shoqërinë civile në Kosovë

  • 28/01/2023 | 17:14

Hovenier: Jemi të përkushtuar t’i mbështesim mediat e pavarura dhe shoqërinë civile në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në konferencën ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber ZERO”, ka thënë se janë të përkushtuar që t’i mbështesin mediat e pavarura dhe shoqërinë civile.


Ai gjithashtu ka theksuar se janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën në shfrytëzimin e burimit të saj më të rëndësishëm – rininë e saj.

“SHBA-të ndihmuan në sponsorizimin e kësaj konference sepse jemi të përkushtuar të mbështesim mediat e pavarura si dhe shoqërinë civile, dhe sepse ne e konsiderojmë lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes si të drejta themelore, të nevojshme për të çuar përpara demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë Hovenier në fjalimin e tij të shpërndarë nga ambasada amerikane në Facebook.

“Jemi të përkushtuar të mbështesim Kosovën në shfrytëzimin e burimit të saj më të rëndësishëm – rininë e saj – dhe duke përfshirë ekspertizën e tyre në çështjet kibernetike. E di që shumë këtu identifikohen si ‘hakerë etikë’.

Duke punuar për të kërkuar dobësi midis institucioneve të medias, ju po ndihmoni në identifikimin e shkeljeve të mundshme të sigurisë dhe po ndihmoni këto organizata të forcojnë mbrojtjen e tyre në mënyrë që ky fluks informacioni të mbetet i sigurt”, është shprehur tutje ai.

Kujtojmë se me 31 janar në ambientet e kësaj ambasade, do të mbahet diskutimi i parë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, dhe se si në fakt do të ndërtohej ai duke diskutuar modalitete dhe modele të ndryshme.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë