Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për fjalimin e tij të mbajtur Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë, gjatë këtij vikendi.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadori amerikan përmendu edhe sekretaren Albright – të cilën e ka përmendur në fjalim edhe Antony Blinken.
“Faleminderit Sekretarit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të #WPSRKS2022.”
Siç ndan Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e ËPS dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Secretary Albright left us instructions: stand up to tyrants; prevent any country from using force to redraw borders; and defend the principles of the UN charter. Thankful to President Osmani & organizing partners for convening this Kosovo-hosted Women, Peace and Security Forum. pic.twitter.com/ytnQdF3U3b
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 22, 2022